Video

Bebe Rexha puthet në buzë me nënën e saj në tapetin e kuq

Written by Admin S

Tri femrat shqiptare që tashmë janë yje ndërkombëtare padyshim që ishin në qendër të vëmendjes në Grammy Awards.

Veç pamjeve hot, secila më e bukur se tjetra, ishte Bebe ajo që bëri bujë duke takuar nënën e saj në tapetin e kuq, shkruan GazetaExpress.

Gjersa ishte duke dhënë intervistë, prapa shihej nëna e këngëtares, e cila nuk iki nga syri i gazetares, e cila e ftoi të prononcohej para kamerës.

“Ajo është shumë bujare dhe e këndshme”, tha Bukurije Rexha, nëna e Bebes dhe shkëmbyen një puthje në buzë.

Nëna e këngëtares po shkëlqente në një fustan tejet elegant.

Ndryshe duket se Bebe nuk e ka problem puthjet në buzë. Ditë më parë ajo dhe Rita Ora bënë bujë duke shkëmbyer puthje në buzë me njëra-tjetrën./GazetaExpress.

t

About the author

Admin S