FUN Magazina Video

Plasi: Kejvina çmend më keq publikun pas kërcimit provokues të Rashelit

Written by Admin S

Ditën e djeshme qarkulluan me shpejtësi disa pamje ku shihej Rasheli gjatë kërcimit që do bëjë këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”. Modelja shfaqej me një veshje shumë seksi që i nxirrte në pah format bombastike teksa bënte lëvizje provokuese.

Vetëm pak orë më vonë edhe Kejvina ka postuar një video në Instastory ku ndonëse e veshur me tuta sportive, i ka çmendur ndjekësit me lëvizjet e saj nën ritmet e këngës latine.

Kujtojmë që pak kohë më parë bëri bujë ajo çfarë Rasheli tha në një intervistë për fustanin e kuq të Kejvinës.

“Unë isha ajo vajza me forma dhe me fustane të ngushtë por ka disa njerëz që mbase nuk i plotësojnë kriteret e trupit me forma dhe i shprehin në një mënyrë tjetër”, u shpreh Rasheli.

Kështu në një farë mënyre vajzat kanë ngjallur rivalitet dhe përballja e parë mes tyre do të jetë këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ku na mbetet të presim edhe pak për të mësuar çfarë ka ndodhur.

 

About the author

Admin S